E verbër dhe e vetmuar, kërkon ndihmë

Kjo 78 vjeçare jeton në lagjen Gazi Babë të Shkupit

Rabie Sali prej kohësh ka humbur të pamurin. Në këtë gjendje ajo po përgatitë drekën.

Por drekën që po e gatuan, do të ulet për ta ngrënë e vetme, pasi para 3 muajve bashkëshorti i saj ndërroi jetë.. Qëkur i vdiq burri, me të cilin nuk pati fëmijë, ajo thotë se çdo ditë e kalon me shumë vështirësi dhe në frikë në shtëpinë e saj të dëmtuar dhe të vjetër.

“Gjithçka është shkatërruar dhe e përlyer. Mace. Si të ngjiten deri të tavan për t’i përzënë macet?. Kur vjen vjeshta, drunjtë ndodhen në tavan… Si t’i marrë unë në tavan? Të kisha një dhomë tjetër apo bodrum… nuk kam, s’kam as para, as forcë, as fëmijë, asnjë ndihmë. Si të jetosh kështu?”, tha Rabie Sali.

E vetmuar, ditën e kalon me punët e shtëpisë, por ajo bën apel për ndihmë, shkruan tv21.tv.

“Kërkoj vetëm një dhomë me një kuzhinë… të gjitha në një. Pasi nuk kam kuzhinë, tash e 8 vjet nuk kam lavatriçe, duart nuk po më punojnë, ndihmë nuk kam nga askush, fëmijë nuk kam, burri më vdiq para tre muajve, tash familja e burrit nuk më duan”, shtoi ajo.

78 vjeçarja shpreson se realiteti i jetës së saj i shfaqur përmes emisionit “Edhe Unë Jam Këtu” të trokasë në ndërgjegjen e institucioneve, por edhe të njerëzve humanë, që duan të ndihmojnë që në këtë mënyrë të rregullohet sadopak jeta e saj. U ndamë nga kjo grua e përvuajtur, e sëmurë dhe e lodhur nga jeta me shpresën se dikush do t’u dalë në ndihmë./21Media

Back to top button