“Friends” shënojnë përvjetorin e 27-të

Seriali i famshëm “Friends” ka shënuar 27 vjetorin dhe ende është ndër serialet më të shikuara padiskutim.
Seria ikonike e viteve të 90-ta ka shënuar ribashkimin e Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Mattheë Perry dhe David Schwimmer.
Për herë të parë u transmetua në vitin 1994 më 22 shtator, me gjithsej dhjetë sezone.
Pavarësisht se gjithë këto vjet veçse kanë kaluar, “Friends” vazhdon të jetë shumë i pëlqyer.
“Monica, Chandler, Joey, Rachel, Phoebe dhe Ross pasi zhvendosen në Manhattan, ndajnë çdo ditë të tyre bashkë.
Seriali trajtoi çështje që asnjë shfaqje tjetër nuk i prekte nga frika se si do të pritej nga publiku (dhe ndoshta për të mbajtur vlerësime të mira). Por “Friends” është ende një nga seritë më ikonike të kohëve të fundit
Popullariteti i madh i serisë amerikane bëri që miqtë më të famshëm ndonjëherë të bashkoheshin këtë vit në “Friends: The Reunion” që u publikua në platformën HBO me një edicion special 2 orësh./21Media


 

Back to top button