Frikë dhe festë në Britani
29 Mars 2017
''Disa festojnë, të tjerët shfaqin frikë nga problemet''
”Disa festojnë, të tjerët shfaqin frikë nga problemet”
Shtëpitë mediale të cilat mbështesin Brexit sot kanë festuar, në kohën kur Britania e Madhe po përgatitë të publikojë njoftimin zyrtar për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por të tjerët kanë shfaqur frikën nga problemet që do të pasojnë.
Në shumicën e titujve ndodhet fotografia e kryeministres britanike Theresa May, duke nënshkruar njoftimin formal për qëllimin e Britanisë që të braktisë BE-në dhe me këtë të fillojë bisedimet dyvjeçare për “divorc”, transmeton AFP.