Frikë se Izyumi do të bëhet Bucha e ardhshme, mijëra njerëz të bllokuar

Qyteti i Izyum-it, i njohur si porta e rajonit të Donbasit dhe Detit të Zi – po përjeton luftime të ashpra pasi rusët e përdorin atë si një stacion për të sulmuar qytetet në lindje.
Tani, ekziston frika se Izyumi do të bëhet Bucha e ardhshme, ku Rusia akuzohet për krime lufte kundër popullsisë civile, duke përfshirë ekzekutimet dhe torturat.
Izyum thuhet se ka përqendrimin më të lartë të trupave ruse në Ukrainë.
Qyteti strategjik, i vendosur 70 milje në jug-lindje të Kharkiv ra plotësisht në duart e rusëve më 1 prill.
Ndërsa, disa evakuime civile u kryen përpara se ushtarët rusë të pushtonin, ka rreth 10,000 deri në 15,000 njerëz ende të bllokuar sipas zyrtarëve.
Pothuajse 80% e ndërtesave të banimit të qytetit u shkatërruan dhe linjat e trenave u ndërpren, tha nënkryetari i bashkisë së qytetit.
Njerëzit që arritën të largohen nga Izyum i thanë BBC-së se është në prag të një katastrofe humanitare.
Për më shumë se një muaj, civilët nuk kanë pasur akses në ndihmën humanitare, “pa energji elektrike, ngrohje apo ujë”, tha kreu i administratës ushtarake të Izyum-it, Stepan Maselsky.
Maselsky, i cili ndodhet në një zonë të kontrolluar nga Ukraina përreth Izyum, u shpreh se kontaktet me civilët po kontrollohen nga forcat ruse, të cilat nuk do të lejojnë njerëzit të hyjnë ose të dalin nga zona.
“Ne kemi raporte të pakonfirmuara për deportime [të civilëve] në Rusi – njerëzit nuk lejohen të lëvizin brenda qytetit”, shtoi ai./21Media

Back to top button