“Frymëzimi dhe dashuria shënuan udhëtimin e mbretit Pele”

Familjarët e Peles kanë postuar një fotografi dhe një mesazh të mrekullueshëm në Instagram pas lajmit për vdekjen e tij.
“Frymëzimi dhe dashuria shënuan rrugëtimin e mbretit Pele, i cili u nda nga jeta sot në mënyrë paqësore.Në udhëtimin e tij, Edson magjepsi botën me gjenialitetin e tij në sport, ndaloi një luftë, kreu punë sociale në të gjithë botën dhe përhapi atë që ai besonte më shumë se ishte ilaçi për të gjitha problemet tona: dashurinë. Mesazhi i tij sot bëhet një trashëgimi për brezat e ardhshëm”, thuhet ndër tjera në reagimin e familjarëve të Peles.
Pele vdiq në moshën 82 vjeçare. Ai fitoi tre Kupat e Botës rekord dhe u bë një nga figurat sportive më komanduese të shekullit të kaluar.
Gjatë një karriere 21-vjeçare si lojtar, ai thuhet se ka shënuar 1,283 gola në 1,363 ndeshje për klube dhe kombëtare, megjithëse ky numër është i diskutueshëm duke pasur parasysh se përfshinte miqësore jozyrtare dhe ndeshje turne./21Media

Back to top button