Fryrja e faturave të energjisë elektrike, Tahiri: Goditja e radhës për familjet kosovare

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se faturat e larta të energjisë elektrike janë goditja e radhës për familjet kosovare.

Përmes një postimi në Facebook Tahiri ka shkruar se është vitit i tretë i Qeverisë Kurti që qytetarët po ndjejnë në xhep efektet “e fuqishme” të kësaj qeverie.

“Në këtë kohë inflacioni e varfërie, duhet të mendojmë për policët, mësuesit, të gjithë punëtorët e sektorit publik dhe posaçërisht për ata të sektorit privat, të cilët, edhe pa këto fatura, me shumë vështirësi e mbyllnin muajin. Kosova meriton më mirë!”, ka shkruar Tahiri.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ). Sipas tyre nëpërmjet faturave të fryra të energjisë elektrikë për muajin dhjetor, KEDS-i po vjedh paranë e qytetarëve, duke kërkuar reagim të institucioneve “ndaj kësaj plaçkitjeje legale”.  KMDLNJ ka kërkuar hetim urgjent nga Prokuroria, pasi faturat i ka quajtur “jonormale”./21Media

 

Back to top button