Kaloni te përmbajtja kryesore

Fshesa robotike arratiset nga hoteli

Një fshesë robotike me korrent ka ikur nga një hotel në Cambridge dhe nuk ka ndalur lëvizjen as pas një dite.
Fshesa e automatizuar nuk arriti të ndalonte në derën e përparme të hotelit në Orchard Park në Cambridge.
Stafi i hotelit tha se ajo vetëm vazhdoi tutje dhe tani mund të ndodhet kudo, ndërsa komentues në rrjetet sociale i kanë uruar udhëtim të mirë pasi “nuk ka grabitqarë natyralë”, transmeton rtv21.tv.
Stafi i hotelit postoi historinë e arratisjes së madhe të robotit me vakum në rrjetet sociale, duke kërkuar që ai të kthehej, nëse gjendet.
Megjithatë, për lehtësimin e të gjithëve, pajisja u gjet nën një gardh një ditë më vonë nga një punonjës hoteli.
Ishte me pluhur dhe “tani është kthyer dhe qëndron i lumtur në vend bashkë me familjen e robotëve fshesa”, konfirmoi hoteli./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button