Mbi 2 mijë raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

 
Nga realizimi i 6 mijë e 119 testimeve, për 24 orë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 2 mijë e 19 raste të reja me koronavirus, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Nga rastet e reja pozitive, 250 janë riinfektime, prej të cilëve 2 janë riinfketim i dytë.
Edhe pse numri i rasteve të reja është katërshifror, i të shëruarve është më i vogël. Për 24 orë janë regjistruar 973 të shëruar dhe 15 viktima. Në Regjistrin për persona të vdekur nga Covid-19 janë regjistruar edhe 4 viktima të moshëa 72-75-vjeçare. Ata kanë vdekur gjatë periudhës prej 18.01.2022 deri 22.01.2022.
Raste aktive në Maqedoninë e Veriut  janë 21 mijë e 883./21Media

Back to top button