FSK arrin suksese në garën “Best Warrior Competition” në Iowa të SHBA-së

Forca e Sigurisë së Kosovës, pas katër ditë sfiduese sot ka përfunduar gara “Best Warrior Competition”, në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pjesë e kësaj gare ishin dhe dy nënoficerët e FSK-së, rreshter Astrit Gashi dhe ushtar specialist Sokol Hoxha, të cilët treguan rezultate të larta në 16 disiplinat që ishin përzgjedhur të sfidoheshin pjesëmarrësit.

Të gjitha këto sfida me sukses i kaluan nënoficerët e FSK-së, duke u radhitur ndër më të mirët e kësaj gare, Ushtari Specialist Sokol Hoxha është radhitur në vendin e tretë ndërsa Tetari Astrit Gashi në vendin e pestë.

Forca e Sigurisë së Kosovës, ishte pjesë e garës me ftesën e Gardës Kombëtare të Iowa-s në kuadër të bashkëpunimit dhe partneritetit që ka FSK-ja me Gardën e Iowa-s./21Media

Back to top button