Kaloni te përmbajtja kryesore

FSK dhe partnerët realizojnë me sukses ushtrimin fushor “Valor Shield 2024”

Operacionet Speciale të FSK-së (OS) kanë zhvilluar ushtrimi fushor “Valor Shield 2024”.

Në këtë ushtrim sipas FSK-sw morën pjesë edhe Njësia Speciale Intervenuese (NJSI) e Policisë së Kosovës, Rexhimenti i Operacioneve Speciale (ROS) të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, njësi të tjera mbështetëse të FSK-së nga Inteligjenca, Komunikimi, Regjimenti i Parë i Këmbësorisë, dhe Ekipet Mjekësore. UF “Valor Shield 2024” është mbështetur edhe nga Komanda e Operacioneve Speciale për Evropë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Krahas validimit të grupeve të Operacioneve Speciale gjatë UF ‘Valor Shield 2024’, qëllim i ushtrimit ka qenë edhe shkëmbimi i përvojave me organizatat ushtarake dhe policore që përballën me kërcënime komplekse të sigurisë në mjedise të përbashkëta operacionale”, thuhet në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button