FSK e gatshme t’i dalë në ndihmë Austrisë pas vërshimeve

Pas vërshimeve në Gjermani, Belgjikë, Holandë e Luksemburg sot përmbysje ka pasur edhe në Austri. Me këtë rast ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj ka shprehur vullnetin për t’i mbështetur autoritetet austriake me kapacitetet që ka FSK-ja.
”Me përgjegjësinë më të madhe, me letër zyrtare ju kam drejtuar ambasadorit austriak në Kosovë, z.Weidinger, ku shpreha vullnetin e plotë për mbështetjen e autoriteteve austriake me kapacitetet tona operacionale të specializuara të FSK-së në dispozicion, për menaxhimin e situatave të ngjashme”, ka shkruar Mehaj në facebook.
Ndërkaq, numri i viktimave nga përmbytjet e fundit në Evropë ka arritur në 193. Ndërsa, dhjetëra persona vazhdojnë të jenë të zhdukur. Përveç katër shteteve të goditura më së keqi nga përmbytjet – Gjermania, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu – me përmbytje tani po përballen edhe Zvicra, Austria dhe Republika Çeke./21Media

Back to top button