“FSK është krenaria e të gjithëve”

Sipas Haradinajt, FSK-ja e ka besimin e të gjithëve pa dallime

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj në vazhdën e vizitave të sotme, në prag të Vitit të Ri e përmbylli me vizitën në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Me këtë rast kryeministri në detyrë Haradinaj u shpreh se qëllimi i shkuarjes në FSK ishte për t’ua shprehur atyre respektin dhe falënderimin që edhe sonte në natën e Vitit të Ri, janë në punë.

“Qëllimi i ardhjes është të ju falënderojmë dhe shprehim respekt për ju dhe gjithë kolegët e juaj që  janë në punë në çdo kohë, por sot veçanërisht  për ata që janë në detyrë e nuk mund të jenë bashkë me familjet e veta dhe t’iu them që krenohemi me ju me ushtrinë tonë. Njëkohësisht si ushtri e jona që jemi ne i shprehim falënderim ushtarëve të NATO-s që shërbejnë në Kosovë, i dërgojmë përshçndetjet më të mira komandantit të KFOR-it këtu, komandantëve të brigadave”, u shpreh Haradinaj.

Ndër tjerash, kryeministri në detyrë Haradinaj, siç theksohet në komunikatë, tha se ajo që na bën krenarë është që vërtet FSK-ja e ka besimin e të gjithëve pa dallime por edhe respektin e besimin e aleatëve të ushtrive të botës, të miqve që kur vijnë tek ne në takime i thonë fjalët më të mëdha për ju.​/21Media

Back to top button