FSK fiton vendin e tretë në garën ndërkombëtare në Slloveni
Edhe kësaj radhe ushtarakët nga Kosova, dëshmuan që janë të përgatitur, të aftë dhe të gatshëm t’i dalin ballë çdo sfide, për përgatitjen, profesionalizmin, përkushtimin dhe shpirtin ekipor skuadra e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë (R2K), fituan vendin e tretë. Kështu ka njoftuar Forca e Sigurisë së Kosovës përmes një postimi në “Facebook”.
“Gjatë garës ushtaraket u sfiduan me një serë aktivitetesh si kalimi i poligonit me pengesa, furnizimi në fushëbetejë, kalimi i pengesave në ujë, detyra taktike dhe aktivitete tjera që sfiduan udhëheqjen, përgatitjen, gatishmërinë dhe shpirtin ushtarak individual dhe ekipor”, thuhet në njoftim.
Gara është realizuar nga 4 deri më 6 maj, 2022 në Slloveni dhe morën pjesë gjithsej 15 skuadra. Nga të cilat katër ishin të vendeve partnere si SHBA, Kroaci, Çeki dhe Kosova, kurse 11 skuadra tjera ishin nga ushtria Sllovene./21Media