FSK-ja dhe Policia e Kosovës t’i dalin në ndihmë Shqipërisë

Njësitë e FSK-së nisen për në Shqipëri

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Haradinaj njoftoi se ka biseduar me gjeneralin Rrahman Rama dhe drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj, që të mobilizojnë të gjitha njësitet emergjente për t’i dalë në ndihmë shtetit dhe qytetarëve të Shqipërisë me të gjitha kapacitetet e nevojshme.

“Sapo kam zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin Ilir Meta, të cilit i shpreha solidaritetin dhe gatishmërinë e popullit të Kosovës për të ofruar tërë ndihmën e nevojshme për të përballuar këtë situatë të rëndë në Shqipëri. Kam kërkuar nga Gjenerali Rrahman Rama, Drejtori i Policisë Rashit Qalaj, që të mobilizojnë të gjitha njësitet emergjente për t’i dalë në ndihmë shtetit dhe qytetarëve të Shqipërisë me të gjitha kapacitetet e nevojshme.”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi njoftoi se tashmë njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti.

Ka shkuar në gjashtë numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot Shqipërinë në orët e hershme. Ministria e Mbrojtjes konfirmon se deri më tani 6 persona kanë vdekur. Raportohet se 1 person ka vdekur në Kurbin, dy në Thumanë dhe 3 në Durrës./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button