Tërmeti në Shqipëri, nisen ndihmat nga Kosova, Italia dhe Greqia

Tërmeti i fuqishëm goditi Shqipërinë

​Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bëri të ditur se gjithë shtetet mike të Shqipërisë kanë shprehur gatishmëri për ndihma pas tërmetit që goditi mëngjesin e sotëm Shqipërinë. Teksa tha se dy avionë me skuadra speciale kanë nisur kryeministri italian, Giuseppe Conte dhe ai grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi. Kryeministri Conte e kryeministri Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciali. Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë. Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërinë. Kontaktet vazhdojnë intensivisht. Qysh herët më ka telefonuar edhe Presidenti Thaçi, i cili ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK drejt zonave të krizës emergjente për nxjerrjen e njerëzve ende nën rrënoja. Vazhdojnë kontaktet, ndërkohë që në terren po bëhet gjithçka e mundur, në çdo pikë ku ka rrënoja, si edhe për të asistuar të gjithë të dëmtuarit që kanë nevojë për ndihmën shëndetësore.”, shkroi Rama në Facebook.

Gjashtë persona kanë vdekur nga tërmeti në Shqipëri. Raportohet se 1 person ka vdekur në Kurbin, dy në Thumanë dhe 3 në Durrës.

Back to top button