FSK-ja pjesë e Garës Ushtarake Ndërkombëtare
Forca e Sigursië së Kosovës po vazhdon stërvitjet bashkë me shtetet tjera anëtare dhe partnere të NATO-s.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se FSK me ftesë të ushtrisë sllovene, do të marrë pjesë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare “Skuadra më e mirë 2021”.
Ai ka thënë se kjo është edhe një mundësi që të konfirmojnë shkathtësitë dhe të promovojnë bashkëpunimin ndërkombëtar./21Media