FSK-ja trajnohet me Forcat e Armatosura Turke
Në kuadër të bashkëpunimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura Turke, Komanda e Forcave Tokësore të FSK-së ka realizuar trajnimin “Përdorimi dhe Mirëmbajtja e Armëve të Këmbësorisë”.
Kështu njoftoi përmes një postimi në Facebook, ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj.
Ai tha se në këtë trajnim ushtarakët pjesëmarrës kanë përfituar njohuri për përdorimin dhe mirëmbajtjen e disa lloje të armëve të artilerisë së lehtë dhe të rëndë të kalibrave të ndryshëm si dhe granatave të dorës.
“Gjatë realizimit të trajnimit pjesëmarrësit përveç përgatitjeve teorike demonstruan edhe shkathtësitë në përdorimin dhe gjuajtje me armë në caqe të caktuara me të shumë lloje të armëve.Përkushtimi që treguan pjesëtarët e FSK-së dhe instruktorët nga Kontingjenti Turk, kanë bërë që pjesëtarët e FSK-së të arrijnë nivel të lartë profesionalizmi dhe aftësie në përdorimin e sigurt të armëve të Këmbësorisë.”, shkroi Mehaj./21Media