FSK ndanë mirënjohje për Policinë e Kosovës

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka ndarë sot mirënjohje për efektivët e Policisë së Kosovës.
Ai një gjë të tillë e ka bërë në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në ngritjen e kapaciteteve profesionale, në mbështetje të Policisë Ushtarake në fushën e Mbrojtjes së Afërt, Ngasjes Emergjente dhe aktivitete tjera të përbashkëta mes dy institucioneve më kredibile në vend.
Me këtë rast komandanti i FSK-së ka falënderuar Policinë e Kosovës për bashkëpunimin dhe u dakorduan për bashkëpunim të tillë edhe në të ardhmen me njësitë tjera të FSK-së, në kuadër të misionit ligjor dhe kushtetues që kanë këto dy institucione të Kosovës.

Back to top button