Trajneri i Sllavia Pragës tregon se nga çfarë i frikësohet Ballkanit

Pasi barazoi me rezultat 1-1 në ndeshjen e parë të grupit G ndaj CFR Cluj në “Fadil Vokrri”, Ballkani të enjten do të zhvillojë ndeshje e dytë, me ç’rast do të luajë në udhëtim kundër Sllavia Pragës.
Para ndeshjes, trajneri i skuadrës çeke, Jindřich Trpišovský e vlerësoi lartë kampionin e Kosovës dhe u shpreh se i frikësohet për shkak të lojës së bazuar në kombinime të shkurtra që e praktikon.
“Ata janë shumë të fortë në kombinime. E fillojnë çdo aksion me pasime të shkurtra, portieri dhe të dy qendërmbrojtësit kanë një teknikë të shkëlqyer. E gjithë skuadra ka një kontroll të përsosur të topit, ju mund të shihni se si ata shijojnë futbollin”, tha Jindřich Trpišovský.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:45 në stadiumin “Fortuna Arena” në Pragë.
Në këtë grup, ku bëjnë pjesë edhe CFR Cluj dhe Sivaspori dhe të gjitha kanë vetëm nga një pikë pas ndeshjeve të para.

Back to top button