FSK përfundoi trajnimin për qitje me kontingjentin turk

Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar trajnimin një javor për qitje me kontingjentin turk që shërben në Kosovë në fshatin Babaj i Bokës në Gjakovë.

Ky trajnim u relizua për qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake të personelit të FSK-së nga Regjimenti i Dytë i Forcave Tokësore.

“Në kuadër të bashkëpunimit me kontingjentit Turk në Poligonin e stërvitjes në Babaj Bokës ka përfunduar trajnim ‘’HARR 66’’ i realizuar nga instruktoret kontingjentit Turk që shërbejnë në Kosovë, trajnimi një javor qëllim kishte ngritjen e kapaciteteve luftarake të personelit të FSK-së, nga Regjimenti i Dytë i Forcave Tokësore (R2K),ku në kuadër të planit të trajnimit janë realizuar edhe qitja reale për të testuar aftësitë e fituara nga trajnimi”, ka shkruar FSK në Facebook.

Në përfundim të trajnimit të pranishëm ishin, shefi i shtabit të KFT-së, kolonel Valdet Berisha, Komandanti i Regjimentit të dytë të KFT-së, Nënkolonel Jaser Mulla, instruktorët dhe përfaqësues nga kryesia e këshillit turk./21Media

Back to top button