FSK përmbyll me sukses stërvitjen “Dynamic Front 24”
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se me ftesë nga USAREUR-AF, kontingjenti i FSK-së, i dislokuar në Polatli të Republikës së Turqisë, ka përfunduar me sukses stërvitjen “Dynamic Front 24”.
“Stërvitja “Dynamic Front 24”që synon rritjen e ndërveprushmërisë në fushën e altilerisë dhe mbështetjes me zjarr, ku ushtarakët e FSK-së, patën mundësinë që gjatë ushtrimit të demonstrojnë shkathtësitë e gjuajtjes me artileri me zjarr të vërtetë përkrah forcave partnere nga SHBA dhe Turqia”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.