FSK po fuqizon kapacitetet operacionale taktike

 

Sot, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe sekretarja e përgjithshme, Rozafa Ukimeraj, vizituan kontingjentin e ri të automjeteve taktike HMMVW të radhitura në  pistën e kazermës së FSK-së “Adem Jashari”.

Siç informoi ministria, FSK po fuqizon kapacitetet e veta operacionale taktike, duke shtuar kapacitetet me pajisje të reja, të blera sipas buxhetit të planifikuar dhe Planit të Zhvillimit 10 vjeçar të FSK-së.

“Rritja e kapaciteteve me pajisje taktike po bëhet në harmoni me Planin Gjithëpërfshirës të Transformimit dhe ngritjeve të kapaciteteve të FSK-së për të kryer misionin e vet kushtetues.”, u bë e ditur në komunikatën e ministrisë.

Ngritja e kapaciteteve teknike të FSK-së, sipas ministrisë, dita-ditës tregon se ajo po ngritët sipas standardeve të NATO-s./21Media

Back to top button