Meta e uroi Osmanin: Edhe 100 pranvera të tjera

 

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sot e ka uruar nikoqiren e tij, Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriun me rastin e ditëlindjes së saj.

Meta e ka uruar Osmanin që t’i gëzoj edhe 100 pranvera.

”Edhe 100 pranvera të tjera për Vjosën sot në ditëlindjen e saj!”, ka shkruar Meta në instagram.

 

Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu sot feston ditëlindjen e 39-të. Ajo është lindur më 17 maj të vitit 1982, në Mitrovicë.

Më 4 prill 2021, Vjosa Osmani-Sadriu është zgjedhur presidente e Kosovës, gjatë raundit të tretë të votimit./21Media

Back to top button