FSK realizon me sukses aktivitetet në Stërvitjen Ndërkombëtare “KFOR 30” në Gjermani
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se FSK ka realizuar me sukses aktivitetet në kuadër të stërvitjes ndërkombëtare “KFOR 30”.
Stërvitja Ndërkombëtare u mbajt në bazën ushtarake amerikane në Hohenfels të Gjermanisë.
“Kontingjenti ynë realizoi me sukses aktivitetet në kuadër të Stërvitjes ndërkombëtare “KFOR 30” që u mbajtë në Bazën Ushtarake Amerikane në Hohenfels të Gjermanisë.Ushtarakët tanë dëshmuan performancë me profesionalizëm të lartë, duke u vlerësuar shumë lartë nga forcat tona aleate amerikane dhe forcat tjera partnere bashkë-pjesëmarrëse në stërvitje”, ka shkruar Mehaj.
Ndryshe, dje Mehaj ka kërkuar që të ndodh anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO dhe vendosja e Bazës së Përhershme të Forcave Amerikane në Kosovë./21Media