Mehaj: Anëtarësimi në NATO është nevojë për garantimin e paqes
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kjo është koha kur të gjitha kombet përgjegjëse duhet të veprojnë të bashkuar në vizionin tonë të përbashkët për paqen.
“E ritheksoj edhe një herë thirrjen që SHBA-së të krijojnë një bazë të përhershme ushtarake në Kosovë për të forcuar paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë”, ka shkruar Mehaj në Twitter.
This is the time when all responsible nations have to act united in our joint vision for peace. I once again reiterate the call for the USA 🇺🇸 to establish a permanent military base in Kosovo 🇽🇰 to strengthen peace & stability in the region & beyond.
— Armend Mehaj (@armend_mehaj) February 27, 2022
Ministri i Mbrojtjes, në një postim tjetër të bërë në Facebook, ka theksuar se “anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO dhe vendosja e Bazës së Përhershme të Forcave Amerikane, është nevojë imediate për garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë”./21Media