FSK realizon operacione së bashku me ushtritë e 37 vendeve

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është pjesëmarrëse në UF “EFES 22”. Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka thënë se në këtë ushtrim, FSK po merr pjesë me një skuadër të këmbësorisë nga R2K, një ekip nga Kompania për Operacione me Civilë dhe dy vëzhgues nga KFT.
Trupat e FSK janë duke realizuar operacione së bashku me ushtritë e 37 vendeve të tjera partnere dhe gjatë këtij ushtrimi ata janë të angazhuar në operacionet e sulmit nga ajri.
“Pjesëmarrja e vazhdueshme në ushtrime përkrah shteteve të tjera do të thotë ushtri e përgatitur mirë, e gatshme për të përmbushur standardet e NATO-s, synimin tonë të kahmotshëm”, ka shkruar ndër tjera Mehaj në Facebook./21Media 

Back to top button