Përfshihen nga zjarri tri shtëpi në Prizren

Tri shtëpi janë përfshirë nga zjarri gjatë ditës së djeshme në qytetin e Prizrenit. Siç njofton Policia e Kosovës, dje rreth orës 01:20 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në kulmin e një objekti në rrugën Shaip Spahiu. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
Vetëm pak minuta më vonë në ora 01:35 është raportuar edhe për një rast tjetër ku në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi e fshatin Billushë, rasti është raportuar nga pronari. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
Kurse në orën 10:45 është raportuar edhe për një rast tjetër në fshatin Zym ku është përfshirë nga zjarri një shtëpi e vjetër e pa banuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori./21Media

Back to top button