FSSHK paralajmëron padi ndaj Qeverisë për shkelje të ligjit kundër pandemisë

Federata Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka shprehur pakënaqësinë e saj karshi vendimit të Qeverisë në lidhje me shtesat në pagë për të punësuarit në sektorin publik.
FSSHK-ja ka kërkuar që shtesat të rishqyrtohen dhe të merret vendim për rritjen e tyre e që ajo të mos jetë më e ulët se 300 euro. Për këtë ka paralajmëruar padi ndaj Qeverisë për shkelje të ligjit kundër pandemisë. FSSHK-ja ka kërkuar që shtesat të paguhen retroaktivisht nga muaji qershor e deri në fund të pandemisë.

Si pikë të dytë, FSHSK-ja ka kërkuar procedimin urgjent të Ligjit mbi Pagat.
Sipas FSHSK-së, ky ligj duhet të miratohet sivjet e të nisë së implementuari që nga janari i vitit 2022.
Kjo federatë i ka dhënë kryeministrit Albin Kurti afat deri më 13 shtator që të përgjigjet. Sipas tyre, nëse kryeministri nuk përgjigjet, do të ftojnë të gjitha organizatat simotra që t’i bashkangjiten në reagim sindikal.
Në pikën e fundit, kjo federatë ka thënë se lut popullin që të vaksinohet e t’i mirëkuptojë “sepse edhe ne jemi njerëz e kemi familje”./21Media

 
 
 
 
 
 
 

Back to top button