Ndeshjet e Grupit B për kualifikime në “Katar 2022”
Faza kualifikuese e grupeve në Kampionatin Botëror “Katar 2022” do të vazhdojë sot me disa përballje interesante, ku në programin e sotëm Kosova dhe Shqipëria do të zhvillojnë ndeshje në grupet përkatëse.
Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sot ndeshje kundër Gjeorgjisë, takim ky që do të fillojë në ora 18:00 dhe është i vlefshëm për Grupin B.
Së bashku me “Dardanët”, në Grupin B gjenden edhe kombëtaret si ajo e Suedisë, Spanjës, Gjeorgjisë dhe Greqisë.
Grupin e kryeson Spanja ku pas tre ndeshjeve ka arkëtuar shtatë pikë, kurse në pozitën e dytë gjendet Suedia me gjashtë pikë. Greqia pozicionohet në vendin e tretë me vetëm dy pikë, një më pak e ka Gjeorgjia në vendin e katërt.
Në pozitën e fundit të Grupit B gjendet Kosova, ku pas dy ndeshjeve të zhvilluara nuk ka arritur të arkëtoj asnjë pikë.
Më poshtë i gjeni ndeshjet e programit të sotëm të Grupit B, të vlefshme për kualifikime në Botërorin “Katar 2022”.
Grupi B
18:00 Gjeorgjia – Kosova (Stadiumi Batumi)
20:45 Suedia – Spanja (Stadiumi Friends Arena).