FSSHK-së kërkon që ndriçohet çdo detaj i vrasjes së asistentes së stomatologjisë në Pejë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ( FSSHK) ka reaguar për vrasjen e gruas mëngjesin e sotëm në Pejë. E ndjera ishte asistente e stomatologjisë.

Kjo federatë ka kërkuar nga autoritetet që të ndriçohet rasti në detaje.

“Sot punëtorët shëndetësor janë në zi,i gjithë vendi është në zi, një jetë tjetër u shua, një grua tjetër mbeti viktimë. FSSHK kërkon nga autoritetet shtetërore që të zbardhet në detaj ky krimi dheprejardhja e saj, njejtë të veprohet edhe për rastet të tjera ku viktima është GRUA,kurse autorëve të këtyre krimeve tu shqiptohet dënimi maksimal. FSSHK shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të ndjerës,kolegëve të saj nga Peja dhe i gjithë vendi.”, thuhet në reagimin e FSSHK-së./21Media

Back to top button