Edicioni i dytë i garës vrapim me pengesa në Kalanë e Prizrenit

Red Bull Conquer the Castle është një garë me pengesa që organizohet për herë të dytë në Kosovë. Pjesëmarrësit kthehen prapa në kohë dhe përjetojnë se si do të ishte fitosh një Kala, në këtë rast atë të Prizrenit.
Kjo garë organizohet në mbarë botën ndërsa që edhe në Kosovë ka filluar të ecën hapat e saj të parë dhe të bëhet tradicionale.
Në një shteg prej 1.5 km, garuesit duhet të thyejnë mbrojtjen e kështjellës, të cilat përbëhen nga 9-10 pengesa të vështira përpara se të vendosin flamurin e fitores në terrenin e kështjellës.
Shtegu do të fillojë nga Marashi, “Andrat”, me vazhdim për tu ngjitur deri në Kala.
Kalaja e Prizrenit me shekuj ka qëndruar e pathyeshme kështu duke u shndërruar në simbol të rezistencës historike dhe frymëzim për gjenerata të tëra të cilat me zili dhe krenari e kanë mbrojtur atë. 🥷
Këtë herë, Kalaja e Prizrenit ka nevojë për lider. Për ta fituar këtë titull, duhet të kaloni pengesat dhe të arrini i pari lartë në kala! 🥇
– A keni shkathësi? 🧗♀️
– A keni aftësi? 🏃♂️
– A keni qendrueshmëri? 💯
Nëse po, atëhere shtrohet pyetja: E KUJT ËSHTË KALAJA? 👑
Gara Red Bull Conquer the Castle, do të organizohet më 21 prill, nga ora 10:00.
Linku për regjistrim: https://www.redbull.com/int-en/events/red-bull-conquer-the-castle-kosovo/
https://www.instagram.com/reel/C5RJx4CoT0A/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==
Informacionet kryesore
01. Dita e Garës
Garuesit duhet të jenë prezent 1 orë përpara fillimit të garës.
Kjo do të jetë kohë e mjaftueshme për garuesit qe të pajisen me të gjitha materialet e garës. Secilit do t’i jepet numri i garës, fanella dhe materiale të tjera.
Ngjarja do të fillojë në orën 10:00. Nisjet e garuesve bëhen nga ora 11:00, çdo 15 minuta, me 25 rreshtime në secilën valë, deri në orën 13:00.
Finalja fillon në 14:30 dhe përfundimi i garës në orën 15:00.
02. Rregullat e garës
– Çdo garë kualifikuese fillon nga gjyqtari. Garuesit do të marrin një paralajmërim për fillimin e garës: 1 minutë, 30 sekonda dhe 10 sekonda.
– Garuesit do të fillojnë garën nën një hark të Red Bull.
– Çdo pengesë do të monitorohet nga një gjyqtar. Dështimi për të përfunduar një pengesë do të rezultojë në (a) kërkesë nga një gjyqtar për të tentuar përsëri (maksimum 3 përpjekje) ose (b) nëse personi refuzon të provojë përsëri – ai do të lejohet të përfundojë garën, por nuk do të kualifikohet për fitore.
– Garuesit nuk duhet të ndihmojnë garuesit e tjerë gjatë rrjedhës së një gare.
– Garuesit duhet të kalojnë pengesat me radhë.
– Red Bull Conquer the Castle është një garë individuale. Anëtarët e familjes së garuesëve, mbështetësit ose biçikletat NUK lejohen të shoqërojnë asnjë garues gjatë garës. Mosrespektimi do të rezultojë në skualifikim.
– Gara do të fillojë në orën 11:00 dhe do të ketë një nisje të re çdo 15 minuta. Parapërgatitja është e lejueshme, megjithatë, të gjithë garuesit duhet të jenë të pranishëm tek pika e nisjes 10 minuta para fillimit të tyre.
03. Garuesit që nuk kanë si më poshtë nuk do të lejohen të fillojnë garën:
– Garuesit duhet të jenë të veshur me fanellat e pranuar nga organizatori.
– Pasi garuesit të kenë hyrë në pikën e nisjes, ata nuk do të lejohen të dalin deri pas fillimit të garës, përveç nëse zyrtarisht tërhiqen nga gara.
– Garuesit duhet të marrin udhëzime nga gjyqtarët rreth garës.
– Mosbindja ndaj gjyqtarëve do të rezultojë në skualifikim.
– Duhet të informoni menjëherë zyrtarin më të afërt të garës për çdo lëndim. Pengesat duhet të merren në sekuencën e duhur.
– Pajisjet elektronike personale janë rreptësisht të ndaluara d.m.th. iPad, MP3, Radio, Telefona etj.
– Ju lutemi, jeni të sjellshëm dhe të rregullt në të gjitha zonat, pasi sendet e mbetura rreth e qark shkaktojnë aksidente.
– Mos ndërhyni me garuesit e tjerë gjatë eventit. Nëse nuk arrini të kaloni ndonjë pengesë, do të keni 3 përpjekje derisa të lëvizni përpara nga një gjyqratë gare.
– Çdo pengesë duhet të provohet duke pasur parasysh sigurinë maksimale për veten dhe të tjerët.
– Nëse një garues haset në vështirësi, ai duhet të tërheqë menjëherë vëmendjen e personelit të sigurisë.
– Garuesit që tërhiqen nga gara duhet të raportojnë menjëherë personalisht zyrtarët e garës në zonën e fillimit/mbarimit.
– Garuesit që tërhiqen nga gara nuk do të lejohen të vazhdojnë në seksionin/pengesën tjetër të garës.
– Gjatë kësaj kohe garuesi i tërhekur nga gara duhet të informojë zyrtarët e garës nëse dëshirojnë tëlargohen nga zona e fillimit/mbarimit.
– Garuesit më të ngadaltë duhet të qëndrojnë në pjesën e pasme të pikës së nisjes për arsye sigurie, në mënyrë që të mos mbingarkohen nga nxitimi në fillim.
– Garuesit më të ngadaltë duhet t’i lënë vendin personelit më të shpejtë në garë.
– Personeli i sigurisë rezervon të drejtën të largojë nga eventi çdo garues që ata besojnë se po e vënë veten ose të tjerët në rrezik të panevojshëm.