Ftesa që arriti sot në zyrën e Kurtit

Nën sloganin “Ca kokrra rrushi” këtë vit Hardh Fest do t’i dedikohet poetit të ndjerë, Xhevdet Bajraj, i cili përveçse nga Rahoveci, ka qenë pjesë e pandashme e këtij festivali, që përpos vjeljes së rrushit, përcillet me muzikë, art e poezi
E organizatohërt e këtij festivali sot u pritën nga kryeministri Albin Kurti.
Organizatorët ftuan Kryeministrin Kurti për të qenë pjesë e festivalit, i cili mbahet më 2, 3 dhe 4 shtator në vreshtat e Rahovecit.
Kryeministri Kurti i falënderoi për ftesën, si dhe për punën e përkushtimin e tyre të palodhshëm në kultivimin e kulturës së rrushit. Ai theksoi mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovë për prodhuesit dhe prodhimet vendore./21Media

Back to top button