“Hiqni dilemat, Maqedonia ka nisur negociatat me BE”

“Arritëm në momentin e fundit ta nxjerrim vendin nga vorbulla ballkanike dhe ta nisim në rrugën e pakthyeshme të evropianizimit, stabilizimit dhe ngritjes së standardit të qytetarëve”, kështu deklaroi shefi i diplomacisë, Bujar Osmani në llogaridhënien e tij për punën e bërë në dy vjetët e para të mandatit.
Tri arritjet kryesore në këto tre vite, sipas ministrit të Jashtëm, janë miratimi i kornizës së negociatave, mos përfshirja e çështjeve historike në procesin e anëtarësimit dhe konferenca e parë ndërqeveritare pa kushte për fillimin e negociatave me BE-në.

“Atë që unë e konsideroj se arritëm si 3 elementë dhe faktorë kryesor që janë të rëndësishëm për interesat tona, dhe kjo është arritja e një kuadri negociues që u miratua unanimisht  nga 27 vende anëtare, përfshirë Republikën e Bullgarisë, në të cilën gjuha maqedonase është pa çdo kualifikim shtesë pa fusnota që përfundon çështjen e tabelimit ndërkombëtar të gjuhës siç duan qytetarët dhe saç është sipas rregullores tonë.”- deklaroi Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme.
Derisa opozita pohon se Maqedonia e Veriut nuk ka nisur negociatat me BE-në, Osmani tha se ato janë spekulime dhe kërkoi që për këtë të mos ketë dilema.
“Dua të mohoj të gjitha spekulimet dhe dilemat nëse do të ketë apo jo fillimin e negociatave sepse më 19 Korrik pasi kaluan 6361 ditë dhe me status kandidat për 17 vite Maqedonia e Veriut ka filluar bisedimet me Bashkimin Evropian. Me fillimin e skriningut, i cili është këtu pas dy javësh, do të fillojë edhe shqyrtimi i grupit të parë të bazave që do të thotë se shqyrtimi është një nga elementet më thelbësorë të negociatave, sepse shqyrtimi hedh poshtë  udhërrëfyesin pasi kapitujt janë vetëm zbatim.”, pohoi Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme.
Ai, gjithashtu theksoi se marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Serbinë janë forcuar falë Nismës “Ballkani i Hapur”.
Shefi i diplomacisë kujtoi edhe zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Serbinë në lidhje me Kishën Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit.
Sa i përket marrëdhënieve me Kosovën, ai tha se në konferencën ndërqeveritare janë nënshkruar 11 marrëveshje të reja, të cilat e kanë rritur numrin e marrëveshjeve bilaterale me këtë vend në mbi 40, raporton Tv21./21Media

Back to top button