FTF52, “The Handke Project” merr çmimin për shfaqjen më të mirë

Edicioni i 52-të i Festivalit të Teatrove u mbyll me shfaqjen “Koleksionisti i Syve” me regji nga Ben Apolloni dhe në fund u ndanë çmimet kryesore të festivalit.
Shfaqja më e mirë e këtij edicioni u zgjodh “The Handke Project”, nga Blerta Neziraj, çmim të cilin e ndau Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku. Kjo shfaqje po ashtu mori çmimin për regjinë më të mirë.
Çmimi për aktoren më të mirë iu nda Ilire Vincës ndërsa aktori më i mirë u zgjodh Arben Bajraktari.
Festivali i Teatrove që mbështetet nga Ministria e Kulturës përgjatë një jave solli shfaqje dhe performanca artistike në qytetin e Ferizajit./21Media

Back to top button