“Mitrovica Guitar Days” i sjell Mitrovicës artistë ndërkombëtar

“Mitrovica Guitar Days” po sjell në qytetin e Mitrovicës artistë, kitaristë ndërkombëtar dhe vendor.
Festivali u hap me performancën e mrekullueshme të kitaristit me renome botërore, Aniello Desiderio i cili për publikun nga Kosova ofroi një program të pasur artistik.
Të pranishëm në mbrëmjen e parë ishin, Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, drejtoresha për kulturë në Komunën e Mitrovicës, Valdete Idrizi, zëvendësambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Alison Grunder, drejtori i festivalit, Erhan Mujka, studentë, artistë dhe shumë artdashës.
Festivali që mbështetet nga Ministria e Kulturës do të qëndrojë i hapur deri me 12 tetor dhe në kuadër të tij do të organizohen masterclasses nga kitaristë me renome botërore, si dhe do të ketë punëtori, prezantime dhe koncerte të tjera./21Media

Back to top button