​Fund i dhimbshëm mes Dybalas dhe Romës

Paulo Dybala ka qenë një figurë qendrore për Romën që nga ardhja e tij dy vjet më parë, por historia mund të marrë një fund të dhimbshëm këtë verë. Sulmuesi argjentinas 30-vjeçar ka qenë një burim jetik kreativiteti në skuadrën e “Giallorossëve” që kur ai u bashkua me ta në korrik 2022, duke u përdorur shumë nga Jose Mourinho dhe Daniele De Rossi.

Pavarësisht vështirësive për shkak të lëndimeve gjatë dy sezoneve të fundit, Dybala ka vazhduar të jetë një nga yjet kryesor te Roma. Këtë sezon, ai ka shënuar 16 gola dhe ka dhënë 10 asistime në 37 paraqitje në të gjitha garat.

“Corriere dello Sport” raporton se Dybala po fillon ta konsiderojë seriozisht të ardhmen e tij me Romën përpara verës, i shqetësuar se klubi mund të humbasë një vend në Ligën e Kampionëve.

Në verë, klauzola e tij e lirimit prej 12 milionë euro do të jetë e vlefshme deri në fund të korrikut dhe agjentët e tij janë të hapur për interesimin e klubeve nga Arabia Saudite, ku atij mund t’i ofrohet një pagë prej rreth 8 milionë euro neto për sezon plus shtesa.

Sezonin e ardhshëm, kontrata e tij – që aktualisht skadon në vitin 2025 – do të rinovohet automatikisht me një vit nëse ai arrin 50% të paraqitjeve. Në moshën 30-vjeçare, Dybala është i etur për një aventurë të fundit para përfundimit të karrierës së tij dhe kështu do të konsideronte seriozisht largimin nga Roma nëse ata humbasin Ligën e Kampionëve.

Back to top button