Fundi i një epoke, Warren Buffett shpall daljen në pension

Investitori legjendar amerikan Warren Buffett (95) njoftoi se do të jep dorëheqjen si drejtor ekzekutiv i Berkshire Hathaway, një kompani që ai e ka drejtuar që nga viti 1965, në fund të vitit..Në mesazhin e tij tradicional vjetor për aksionarët, ai tha se do të “largohej në heshtje”, por se ende nuk po tërhiqej plotësisht, raporton CNN.

Buffett njoftoi se gradualisht do të dhuronte aksione të Berkshire Hathaway me vlerë 149 miliardë dollarë, të cilat i zotëron ende.

Vendin e tij do ta zërë në fillim të vitit të ardhshëm Greg Abel (63), ish-nënkryetari i operacioneve jo-siguruese, të cilin Buffett e caktoi si pasardhësin e tij në vitin 2021.

“Greg i ka përmbushur më shumë se pritjet e larta që kisha kur mendova për herë të parë se ai duhet të ishte CEO i ardhshëm i Berkshire,” shkroi Buffett.

Në letër, ai zbuloi gjithashtu se, pavarësisht moshës së tij, ndihet mirë: “Për habinë time, ndihem mirë në pjesën më të madhe. Lëviz më ngadalë dhe lexoj më me vështirësi, por jam në zyrë pesë ditë në javë me njerëz të mrekullueshëm.”

Këtë javë, Buffett konvertoi 1,800 aksione me vlerë 1.35 miliardë dollarë në aksione më të lira “B” dhe i dhuroi ato fondacioneve familjare.

Gjatë dekadave, Buffett, i njohur si “Profeti i Omahas”, është bërë një simbol i kapitalizmit. Takimet e tij të aksionarëve në Omaha, të njohura si “Woodstock për kapitalistët”, mbledhin dhjetëra-mijëra investitorë çdo vit.

Berkshire Hathaway ka regjistruar rritje të çmimit të aksioneve prej më shumë se 10 për qind këtë vit dhe një kapitalizim tregu prej një trilion dollarësh./kp

Back to top button