Fundi i prillit, por në disa vende të Kosovës po bie borë

Ndonëse janë bërë më shumë se një muaj që kemi hyrë në stinën e pranverës, në vendin tonë ende po mban mot i ndryshueshëm duke shkuar deri në  rënie të vlerave ekstreme të temperaturave.

Kështu në disa vende të Kosovës ka rënë edhe borë, përfshirë rrethinën e Dragashit e në Prevallë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se gjatë ditës së sotme

parashihet të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme. Ndër të tjerash, thuhet se do të jetë një ditë që do t’i ngjasojë stinës së vjeshtës së vonë. Temperatura minimale do të jetë 2 gradë Celsius, ndërkaq maksimalja 13 gradë Celsius./21Media

Back to top button