Fundosen 5 varka për shkak të motit të keq në Vlorë
Pezullohet lundrimi në portin e Vlorës
Disa varka të vogla peshkimi janë përmbytur në det në qytetin e Vlorës në Shqipëri.
Moti i keq i shoqëruar me erë të fortë, ka sjellë dallgë të mëdha në det.
Rreth pesë varka janë mbytur në zonën e plazhit të vjetër ku qëndrojnë zakonisht.
Për shkak te motit te keq lundrimi detar në Vlorë mbetet i pezulluar edhe këtë të diel./oranews