Fundoset makina në rezervuarin e Çekrezës, vdiqën dy të rinj

Dy të rinj  një vajzë dhe një djalë kanë humbur jetën pasi që makina me të cilën po udhëtonin ka rënë në fund të Rezervuarit të Çekrezit, në Kamzë.
Policia e Tiranës njofton se trupat e tyre janë nxjerrë sot rreth orës 10:45.
“Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e RENEA-s u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe” informoi policia./21Media
 

Back to top button