Fundosja e “Moskvës”, raportohet për një person të vdekur, 27 të zhdukur

Një marinar vdiq dhe 27 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi luftanija ruse “Moskva” është fundosur javën e kaluar, sipas agjencisë së lajmeve RIA, duke cituar ministrinë ruse të mbrojtjes.

Siç është raportuar, 396 anëtarë të tjerë të ekuipazhit janë shpëtuan nga Moskva, e cila ka qenë flamuri i flotës ruse të Detit të Zi, shkruan BBC.

Rusia ka deklaruar se një zjarr në bord ka shkaktuar shpërthimin e municioneve dhe anija është fundosur derisa ishte duke u tërhjekur në një stuhi. Ukraina ka bërë të ditur se e ka godituar atë me raketa./21Media

Back to top button