Funksionalizohet Dhoma e Monitorimit të Zhurmave, Rama: Gjobat deri në 3 mijë euro

Lajm i përditësuar


Dhoma e Monitorimit të Zhurmave dhe pajisjeve për matjen e zhurmës, të instaluara në lokalet e gastronomisë është vënë në funksion nga e hëna.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se të gjitha bizneset që nuk e respektojnë rregulloren në fuqi për nivelin e zhurmës, do të gjobiten nga 1,000 deri në 3,000 mijë euro.

Sipas tij, me vënien në funksion të këtij sistemi që mundëson monitorimin online, fillimisht do të ketë vërejtje për bizneset e më pas edhe gjoba e nëse nuk përfillet asnjë masë mund edhe të ketë mbyllje të biznesit.

Rama pohoi se Prishtina do të jetë liderë në botë me vënien në funksion të këtij sistemi të monitorimit.


07:41 – Nis monitorimi i zhurmave në lokalet e gastronomisë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot do të nis edhe zyrtarisht funksionimi i Dhomës së Monitorimit të Zhurmave dhe pajisjeve për matjen e zhurmës, të cilat tashmë janë të instaluara në lokalet e Gastronomisë.

Sipas njoftimit, kjo zyre do të nis punën në objektin e Inspektoriatit të Kryeqytetit, që nga ora 10:30.

Përndryshe, Komuna e Prishtinës së bashku me përfaqësues të gastronomëve ka bërë një rregullore sa i përket zhurmës në kryeqytet dhe tash e disa muaj janë duke u njoftuar bizneset me dënimet që janë paraparë për ato lokale që nuk vendosin pajisjet për matjen e zhurmës, si dhe nuk respektojnë atë rregullore.

Back to top button