Furgoni i parë i fuqizuar nga energjia solare

 
Furgoni për kamping i pagëzuar Stella Vita fuqizohet nga energjia solare. Stella Vita-n e ndërtuan studentë në Holandë. Me fjalë të tjera, ky është furgoni i parë që fuqizohet nga kjo lloj energjie. Ai merr energji të mjaftueshme:  për ta ngitur, për të bërë dush në të, për të shikuar TV, për të mbushur një laptop, e madje për të bërë edhe kafe e ushqime.
Këtë furgon e ndërtuan studentë që merren me çështjet e ambientit. Ai këtë energji solare e siguron falë paneleve solare të vendosura në çatinë e tij.
Në fakt, këtë furgon e ndërtuan një grup prej 20 studentësh, nga grupi për studime i Universitetit të teknologjisë Eindhoven në Holandë.
Disa nga anëtarët e këtij grupi filluan një udhëtim me këtë furgon nëpër Evropë, të cilin do ta përfundojnë në Spanjë.
Gjatë rrugës, ata do të ndalen në pika të ndryshme, për të treguar para banorëve se çfarë është e mundur të bëhet për të ruajtur ambientin në të ardhmen.
Studentët këtë furgon e quajnë “shtëpi me rrota”. Ata thonë se furgoni është koncept i ri për të ardhme më të mirë për ambientin.
Në të ka hapësirë për një shtrat dy-katësh, tavolinë ushqimi, pjesën për të përgatitur ushqim dhe dy ulëse për udhëtarë, përfshirë këtu edhe atë të shoferit.
Gjatë një dite me diell, furgoni Stella mund të bëjë deri në 730 km rrugë, me shpejtësi deri në 120 km në orë. E falë baterisë prej 60 kilovatësh që ka, gjatë natës mund të bëjë deri në 600 km rrugë.
Ndërtuesit e furgonit Stella Vita janë me këtë furgon synojnë të tërheqin vëmendje për ndryshimet klimatike në botë, dhe se sipas tyre, ai është zgjidhje e mirë për mos emitim të gazrave në ambient./21Media

Back to top button