Kaloni te përmbajtja kryesore

Furgoni me nxënës del nga rruga, disa të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Bulqizë, Shqipëri.

Një furgon me nxënës të shkollës profesionale të minierës ka dalë nga rruga.

Deri më tani raportohet se 5 prej pasagjerëve ndodhen në spital.

“Rreth orës 15:20, në aksin rrugor rural që lidh qytetin e Bulqizës me zonën e antenave, shtetasi Xh. S., duke drejtuar automjetin (furgon), ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i automjetit, shtetasi Xh. S., si dhe shtetasit E. P., A. C., Xh. P., E. D. dhe B. V. (pasagjerë në këtë furgon)”, njoftoi policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për ndriçimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button