Furnizimi me energji elektrike në Çernobil u dëmtua përsëri

Forcat ruse kanë dëmtuar një linjë të tensionit të lartë që lidh ish-centralin bërthamor në Çernobil me rrjetin elektrik, ka thënë kompania shtetërore e energjisë e Ukrainës.

Dëmi me sa duket ndodhi menjëherë pasi u rikthyen furnizimet me energji elektrike në objekt, por BBC raporton se nuk ishte në gjendje të verifikojë këtë raport.

Kompania shtetërore e energjisë e Ukrainës, Ukrenergo nuk tha nëse ish-centrali bërthamor kishte humbur fuqinë e jashtme si rezultat i dëmtimit.

Operatori i rrjetit tha se një ekipi të riparimit duhet t’i jepet akses i menjëhershëm për të inspektuar çdo dëmtim./21Media

Back to top button