Fushë Kosova probleme me furnizim me ujë, KRU “Prishtina” del me njoftim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka  paralajmëruar konsumatorët e Fushë Kosovës, se shërbimin e ujit të pjshëm mund ta marrin përmes autoboteve.

Kjo ka ardhur pasi që siç njofton KRU “Prishtina” e ka pasur të pamundur të bëjë furnizimin e rregullt te tё gjithë konsumatorët, pas situatës me turbullirë në kanalin e Ibër Lepencit, raporton rtv21.tv.

“Sot, njё autobot e kemi pozicionuar nё Rrugën “Arbёria” te lagjja Eliza deri nё ora 13:00, pastaj do tё kalojë te kompleksi Ulpiana nё rrugën” Dardania” në Fushë Kosovë’, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina” në Facebook.

Gjithashtu ata kanë njoftuar se autobotet do të lëvizin në të gjitha zonat e Fushë Kosovës./21Media

Back to top button