Gërvalla në Forumin Ndërkombëtar për Paqe dhe Siguri thekson rëndësinë e bashkëpunimit me Afrikën

Ministrja Gërvalla në margjina të këtij Forumit Ndërkombëtar për Paqe dhe Siguri takoi delegacionin e Bregut të Fildishtë, të kryesuar nga Ministri i Deleguar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bregut të Fildishtë,  Wautabauna OUATTARA, Zëvendës ndihmësadministratorin e USAID-it për Parandalimin dhe Stabilizimin e Konflikteve,  Neilesh Shelat, dhe pjesëmarrës të tjerë të Forumit.

Thellimi i bashkëpunimit të dyanshëm dhe konkretizimi i tij përmes programeve të veçanta dhe në fusha të interesit të dyanshëm ishin temat kryesore ku u përqendrua biseda në kuadër të takimeve të ndara, njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Disaporës përmes një komunikate.

Po ashtu  bëhet e ditur se Ministrja Gërvalla mori pjesë edhe në konferencën përmbyllëse të Forumit për media, së bashku me Ministrin e Jashtëm të Senegalit,  Ismaïla Maidor Fall dhe Ministrin e Jashtëm të Kepit të Gjelbër/Cabo Verdes, z. Rui Alberto De Figueiredo Soares, ku ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me kontinentin afrikan në përgjithësi dhe bashkëpunimin me Republikën e Senegalit në veçanti./21Media

Back to top button