Futboll i femrave: Nesër Kosova – Armenia

Kualifikimet për Kampionatin Botëror të futbollit të femrave
Kombëtarja e Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave nesër e zhvillon ndeshjen e parafundit të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2023. Vashat “dardane” presin Kombëtaren e Armenisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku synojnë fitore ndaj skuadrës që është në vendin e fundit të Grupit G pa asnjë pikë të fituar. Ndërkohë, Kosova në tetë ndeshje ka fituar katër pikë dhe tashmë është pa gjasa për kualifikimin në Kupën e Botës. Ndeshja Kosovë-Armeni zhvillohet nesër prej orës 19:00./21Media

Back to top button