Futboll: Kosova luan me Maltën me 4 dhe me Guinenë me 8 qershor

 

 

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar sot se janë ndërruar dy nga katër kundërshtarët me të cilët Kosova do të zhvilloj ndeshje miqësore në muajin e ardhshëm.
Në vend të Kazakistanit, Kosova me 4 qershor do të luaj kundër Maltës në Austri, kurse në vend të Ishujve Komoros, kundërshtar i Kosovës me 8 qershor do të jetë Guinea.
Ndeshja me Kazakistanin që ishte paraparë të zhvillohej në Prishtinë, është anuluar pas vendimit të qeverisë së këtij shteti që i’ a ka ndaluar Federatës së Futbollit të Kazakistanit të luaj me Kosovën, mëqë Kazakistani nuk e ka njoftur Kosovën si shtetë.
Ndërsa kundërshtari i deri tanishëm i 8 qershorit, Ishujt Komoros është tërhequr nga udhëtimi në Turqi për shkak të restriksioneve të Covidit./21Media

Back to top button