Futbolli në Lojërat Olimpike: Argjentina merr fitoren e parë, Spanja siguron çerekfinalen

Spanja u bë kombëtarja e parë që siguroi vendin e saj në çerekfinalet e turneut Olimpik të futbollit për meshkuj 2024.
Spanja e mposhti Republikën Dominikane me 10 lojtarë 3:1 në “Stade Matmut Atlantique” në Bordeaux, fitorja kjo e dytë me radhë e “La Rojas” në Lojërat Olimpike Paris 2024, raporton KosovaPress.
Golat për Spanjën i shënuan Fermin Lopez (minuta e 24’), Alex Baena (minuta e 55’) dhe Miguel Gutierrez (minuta e 70’), ndërsa golin e nderit për Republikën Dominikane e shënoi Angel Oca De Montes në minutën e 38’.
Fitorja e sotme e dërgon Spanjën në kuotën e gjashtë pikëve në vendin e parë në Grupin C, grup ky në të cilin gjenden edhe Egjipti, Republika Dominikane dhe Uzbekistani.
Në anën tjetër, Kombëtarja e Argjentinës regjistroi sot fitoren e parë në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Pas humbjes dramatike 2:1 nga Maroku, Argjentina e ka mposhtur sot 3:1 ekipin olimpik të Iranit, me ndihmën e golave nga Thiago Almada (minuta e 13’), Luciano Goundou (minuta e 62’) dhe Ignacio Fernandez (minuta e 85’), ndërsa golashënues te Irani ishte Ayman Hussein (minuta e 45+4’).
Me fitoren e sotme, Argjentina ngjitet në vendin e parë në kuotën e tri pikëve në Grupin B, aq sa ka edhe Maroku e Irani në vendin e dytë dhe tretë, ndërsa vendin e fundit e zë Ukraina me asnjë pikë.
Argjentina 3:1 Irani
Republika Dominikane 1:3 Spanja